6.8 C
Skopje
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Në Maqedoninë e Veriut filluan aktivitetet për përpilimin e Strategjisë Nacionale për Rini

Sot në Maqedoninë e Veriut ka filluar debati publik për përpilimin e Strategjisë Nacionale për Rini për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, aktivitetet që organizohen nën ombrellën e Agjencisë për Rini dhe Sport, transmeton Portalb.mk.

Në këtë Strategji planifikohet futja e principeve themelore dhe fushave përmes së cilave planifikohet realizimi i të drejtave, nevojave dhe interesave të të rinjve deri në vitin 2027. Agjencia për Rini dhe Sport do të kujdesët për përpilimin e kësaj Strategjie.

“Sot të rinjtë do të marrin pjesë në krijimin dhe realizmin e politikane që direkt i prekin, përmes mundësive të barabarta, lirinë e shprehjes dhe rritjen e kualitetit të jetës, më shumë vende të punës dhe më cilësore. Vazhdojmë të krijojmë kushte për t’i mbajtur të rinjtë këtu”, deklaroi drejtori i ARS, Naumçe Mojsovski.

Partnerë të Agjencisë në përpilimin e Strategjisë janë edhe UNDP, OSBE dhe UNFPA.

“Për fat të keq, përveç pandemisë, Maqedonia e Veriut po dëshmon edhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike dhe vendimmarrje. Mospjesëmarrja e të rinjve në jetën demokratike e dobëson demokracinë, prandaj është e nevojshme që të motivohen dhe të riangazhohen të rinjtë, veçanërisht tani në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe nacional”, deklaroi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemend Koja.

Agjencia ka sqaruar që me ngjarjen e 17 tetorit do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027, proces që përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore.

Deri më 5 tetor të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi të aplikojnë për të marrë pjesë në grupet për përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027. Aktivitetet do të realizohen në forma të ndryshme në periudhën prej muajit tetor deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

“Me ngjarjen do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027. Procesi përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore”, sqarojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, si bartëse e këtij projekti.

Të ngjajshme

Të fundit