Për bartësin e Listës për Deputet në NJ.Z.1 , Blerim Bexheti, nuk ka dilema. Mbrëmë në Klan Debat ai u shpreh bindur se Fronti Europian është favorit në nivel vendi dhe do të korrë fitore të thellë.

“Mbas të gjitha rejtingjeve, dhe hulumtimeve të opinionit Fronti Europian është favorit në të gjithë shtetin edhe në zonën zgjedhore numër një qëndrojmë shumë mirë, dhe varësisht nga dalja që do jetë pretendojmë katër mandate. Tani jemi në përfundim të zgjedhjeve presidenciale, ndaj bindje të thellë që do të korrim fitore të thellë për të dyja zgjedhjet, si në ato presidencialet, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare” – tha Blerim Bexheti.

Sa i përket fushatës zgjedhore bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo fushatë presidenciale, për momentin paraqet një shembull të mirë, ku po dëshmohet një kulturë e lartë e politikanëve dhe qytetarëve.