27.2 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Sindikata e Postës paralajmëron protestë dhe grevë!

Sindikata e Postës së Maqedonisë njoftoi se janë duke u konsultuar me anëtarësinë për organizimin e një proteste dhe fillimin e procedurës së grevës.

Kryetari i sindikatës Boro Veligdenov, thotë se po planifikojnë të protestojnë pas zgjedhjeve dhe do të kërkojnë nga qeveria e ardhshme për të bërë reforma, përcjell TV21.

Ai shtoi se pas protestës së fundit të punëtorëve muajin e kaluar, Bordi Drejtues dhe Qeveria nuk iu përgjigjën kërkesave për mbledhje, duke i lënë punëtorët vet për ta shpëtuar Postën e Maqedonisë.