35.8 C
Skopje
E diel, 21 Korrik, 2024

Bibliotekës në Shkodër i shtohen veprat e Ernest Koliqit

Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër i janë shtuar edhe veprat dhe botimet e Ernest Koliqit, të cilat janë dhuruar nga Profesor Ardian Ndreca.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se ‘vepra dhe botime të çmuara të një prej personaliteteve të rralla të kulturës kombëtare, pasuruan më shumë këtë vatër kulturore e me vlera historike të kryeqendrës së veriut’.

“Bash siç thonte Yourcenar, se bibliotekat janë si thesarë publikë kundër dimrit të shpirtit, edhe kjo biblioteka në ecje e Koliqit i shtohet thesarit të Librave e Autorëve të Shkodrës.

Bibliotekë në ecje sepse shumë udhëtoi nga Shkodra, Tirana, Padova, Roma e deri në SHBA.

E çoi gjuhën shqipe ndër katedrat më të zëshme të botës e sot Koliqi sjell prej shpirtit të asaj bote, njohjet e vlerat e saj në Bibliotekën e Shkodrës”, shprehet Spiropali.

Reagimi i Elisa Spiropalit;

“… O Kângë, Arbnor’t e plogtë i kapi gjumi;

ti kris si zâ burije

mbi ata qi flêjn’ pa andrra fisnikije:

e n’qe se belbacuk’t e g`juh’s ilire,

tue t’ndie fishkllojn’ prej smire,

me rrahje flatrash ik n’naltsí t’kalthèra

e prit, për me kumbue, agime tjera.”

Këto vargje dedikuar gjuhës sonë i përkasin shkrimtarit Ernest Koliqi, biblioteka e të cilit iu dhurua sot nga Profesor Ardian Ndreca e revista “Shêjzat”, bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës.

Vepra dhe botime të çmuara të një prej personaliteteve të rralla të kulturës kombëtare, pasuruan më shumë këtë vatër kulturore e me vlera historike të kryeqendrës së veriut.

Bash siç thonte Yourcenar, se bibliotekat janë si thesarë publikë kundër dimrit të shpirtit, edhe kjo biblioteka në ecje e Koliqit i shtohet thesarit të Librave e Autorëve të Shkodrës.

Bibliotekë në ecje sepse shumë udhëtoi nga Shkodra, Tirana, Padova, Roma e deri në SHBA.

E çoi gjuhën shqipe ndër katedrat më të zëshme të botës e sot Koliqi sjell prej shpirtit të asaj bote, njohjet e vlerat e saj në Bibliotekën e Shkodrës!

Koliqi kthehet pra në shpirtin e Shkodrës, bash aty ku e filloi udhën e Tij!

 

Të ngjajshme

Të fundit