Sindikata e Pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial apelon deri te personat përgjegjës të mediave të Maqedonisë së Veriut, që t’u mundësojnë mbrojtje adekuate punëtorëve të tyre, veçanërisht gazetarëve dhe punonjësve medial që duhet të raportojnë në të hapur.
“Vendi, sipas DPHM, është në valën e të nxehtit dhe hyn në fazën portokalli e cila sjell rrezik nga kushtet e përkeqësuara të motit që sjellin rrezik të dukshëm për shëndetin e njerëzve dhe mund të shkaktojnë rrezik dhe fatkeqësi.
Gazetarët dhe punonjësit medial sipas detyrimit duhet gjithmonë të jenë në terren dhe të njoftojnë për çdo kusht të motit dhe pikërisht për këtë duhet të kenë kujdes edhe ndaj kushteve gjatë kryerjes së detyrave.
E gjitha kjo me qëllim që të mbrojë shëndetin dhe njëkohësisht t’u mundësojë informim me kohë dhe objektiv qytetarëve. Vlerësojmë se në këto kushte të motit, më së miri është që të zbatohen rekomandimet dhe këshillat e Institutit për shëndet publik për ballafaqim me motin e nxehtë, dhe gazetarët e punonjësit medial të mos ekspozohen në rrezik të panevojshëm të shëndetit gjatë kryerjes së detyrave të tyre”, qëndron në njoftim.