6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Biden takim urgjent me G-7 për Ukrainën

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e vendeve të tjera të industrializuara të G7 do të mbajnë një takim urgjent për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Udhëheqësve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë do t’u bashkohet në orën 13:00 BST, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njofton The Guardian.

Zelensky pritet të nxisë për më shumë ndihmë ushtarake – me Ukrainën që kërkon në mënyrë specifike  më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në dritën e sulmeve me raketa dhe dron të kësaj jave.

Në vazhdim të takimit, Franca ka thënë se liderët e G7-s ka të ngjarë të lëshojnë gjithashtu një deklaratë për Bjellorusinë aleate të Rusisë, duke paralajmëruar udhëheqësin e vendit Alexander Lukashenko që të qëndrojë jashtë konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka dhënë një intervistë sot për kanalin televiziv shtetëror Rossiya 1, në të cilën këmbënguli se SHBA-të janë përfshirë prej kohësh në luftën në Ukrainë: “Më duket se amerikanët kanë marrë pjesë de facto në këtë luftë për një kohë të gjatë”, tha Lavrov.

Duke komentuar mundësinë që Turqia mund të presë bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit, Lavrov tha se Moska do të ishte e gatshme të dëgjonte çdo sugjerim dhe se presidenti turk Erdogan dhe presidenti Putin mund ta diskutojnë këtë gjatë një takimi në Kazakistan këtë javë.

Lavrov tha gjithashtu se ata që vazhdimisht spekulojnë për një luftë bërthamore që pretendohet se është shkaktuar nga Moska duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për atë që thonë dhe se Putini ka “thanë vazhdimisht se në doktrinën tonë bërthamore ne e konsiderojmë këtë si një masë ekskluzivisht hakmarrëse”.

Lavrov shtoi se Rusia nuk do ta refuzojë një takim midis Presidentit Putin dhe Presidentit të SHBA Biden në një takim të ardhshëm të G20 dhe do ta shqyrtonte propozimin nëse e merrte një të tillë.

Ka pasur raporte se si Putini ashtu edhe Zelensky i Ukrainës do të marrin pjesë në samitin e G20 në Bali më 15-16 nëntor, megjithëse kjo nuk është konfirmuar as nga qeveria ruse dhe as ajo ukrainase.

Të ngjajshme

Të fundit