16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Brezovicë/Sekuestrohen vilat e politikanëve dhe biznesmenëve

Objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve të tjerë, janë sekuestruar më 11 tetor në Brezovicë, tha për Radion Evropa e Lirë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.

Sekuestrimi i rreth 100 objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Këto institucione, pas inspektimit të objekteve të ndërtuara në Brezovicë, kanë vlerësuar se këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe planin hapësinor për këtë park.

Sipas prokurorisë, objektet janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast. Ata, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e këtyre veprave penale.

Të ngjajshme

Të fundit