-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Bora në Mavrovë 18cm, temperatura në Manastir -11 gradë celcius

Më së ftohti sot në mëngjes është në Manastir me -11 gradë, në Tetovë dhe Dibër janë matur – 8, në Prilep -7, Strumicë – 6, Shtip dhe Demir Kapi -5, Ohër -3. Mbi zero është në Shkup dhe Kumanovë me tre gradë, Veles dhe Dojran katër dhe Gjevgjeli me shtatë gradë, kumtoi DPHM-ja.

Më së shumti borë ka në Mavrorë 18 centimetra, Dibër 15, Manastir 14, Berovë 11, Kodrën e Diellit dhe Krushevë nga 10 centimetra.

Gjatë natës moti ka qenë i kthjellët me vranësira të ulëta deri në mesatare. Mëngjesi i sotëm është me diell me pak vranësira. Fryn erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 11 gradë

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijnë në 8 gradë.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit