Një ish-efektiv i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Institutit në Kamës ku Bledar Beluli, 37 vjeç mësohet se është plagosur aksidentalisht me armën që mbante me vete.
Ish-efektivi mësohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Beluli ishte nisur për në spital, por nuk ka mundur dhe është ndalur tek Casa Italia ku ka kërkuar ndihmë.
37-vjeçari e kishte armën me leje dhe dyshohet se është shkrepur në momentin që po e pastronte.