10.8 C
Skopje
E diel, 3 Nëntor, 2024

Bytyqi: Problemi me termocentralet qëndron te objektet e vjetruara

Zëvendëskryeministri i për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka deklaruar në emisionin “Click Plus” në TV21 se të gjitha objektet e prodhimit të energjisë elektrike janë në funksion. Ai thotë se problemi qëndron se janë objektet të vjetruara.

Sipas Bytyqit, blloku më i mirë është ai i TEC Manastir i ndërtuar në vitin 1980.

Fatmir Bytyqi foli edhe për kaosin me transportin publik në Shkup, ndërsa shtoi se problemi qëndron te NQP-ja dhe jo në Qeveri.

“Më vjen keq për situatën në NQP dhe pamundësinë që qyteti i Shkupit t’i përgjigjet një shërbimi tjetër publik i cili është i obliguar me ligjin për shërbime publike, d.m.th. që Vetëqeverisja Lokale t’i japë si Qytet, qytetarëve të saj”, tha Bytyqi.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se Qeveria ka borxh, gjegjësisht të gjitha obligimet janë kryer.

“Dhe fakti që dikush mund të interpretojë disa zgjidhje ligjore pa e pyetur as Qeverinë nëse ka, nëse mund të llogarisë në të ardhura, këto nuk janë detyrime të marra, as borxhe”, shton Bytyqi.

 

Të ngjajshme

Të fundit