Komuna e Çairit njihet si komuna e vetme me popullsi shqiptare në qytetin e Shkupit dhe në këtë komunë të ardhur ka nga shumë qytete tjera por edhe nga Kosova, zakonisht dominojnë ata të Karshiakës, Dërvenit dhe një pjesë shumë e vogël nga Karadaku!
Shkruan Burhan JAKUPI
Nga viti 2004 deri në vitin 2016 kryetar i kësaj komune ishte Izet Mexhiti i cili shërbeu dhe bëri levizje dhe projekte të duhura për komunën tonë. Mexhiti ishte punëtor me prejardhje nga Dërveni (provincë e Shkupit) ku në Shkup dominojnë më shumë dërvenalinjtë dhe karshiakalinjtë!
Partia që ishte në pushtet BDI-ja i dha shumë pushtet Mexhitit, e bëri nënkryetar dhe e bëri pëgjegjës për Shkupin ku çdo punësim apo emërim i Shkupit shkonte nëpërmjet Izetit. Shembull; Bujarin e mori nga mjeksia dhe e ngriti në piedestalin e lartë por edhe Bujari ishte i djalë i zoti. Poashtu Bujari është i Dërvenit me prejardhje edhe pse sot ata janë rival politikë!
Nga viti 2016, komunën – partia ia dha Karadakut konkretisht kryetarit aktual Visar Ganiut, i cili atë kohë bashkë me Bujarin e bënë një kampanjë të bukur si “Kontrata e Visarit” (por mbeti vetëm libër. Kontratë ajo, e cila nuk arriti kryetari as ta lexojë e jo më ta realizojë). Mandati i parë mbaroi e mandatin e dytë e mori kampanjën ish zv.kryeministri i parë, Artan Grubi ku bashkë me Visarin prezantuan “Agjendën e Gjelbërt”. Mandati mbaroi, Çairi mbeti dhe vazhdoi i betonizuar, as parqe e as gjelbërim askund. Realisht Visari si kryetar ka dështuar në menaxhimin e komunës!
Mandatin që vjen, kemi tre (3) parti – BDI (Fronti Europian), VLEN dhe ASH-në e Taravarit ku besoj se partitë e njohin mentalitetin e çairasve dhe e dinë mjaftë mirë se mbi 50% e Çairit janë nga Karshiaka dhe se kandidati i ardhshëm duhet të jetë kuadër i ri me prejardhje nga Karshiaka. Dihet tashmë nga të gjithë se asnjëherë Çairi nuk ka pasur as edhe një kandidat me prejardhje nga Karshiaka!
Në Shkup, çdo provincë e meriton të ketë funksionar, por të jetë adekuat i cili e meriton udhëheqjen e komunës!