10.8 C
Skopje
E diel, 3 Nëntor, 2024

Çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e BDI-së?

Të shtunën BDI ka thirrur mbledhjen e llogaridhënies së zyrtarëve të partisë në nivel qendror dhe atë lokal. Zëdhënësi i integristëve Bujasr Osmani tha në “Rruga drejt” se përveç ministrave, llogari para kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm do të japin edhe funksionarët tjerë, përfshi edhe krerët e komunave.

“Llogaridhënie nuk do të ketë vetëm të ministrave por të gjithë funksionarëve të zgjedhur, si ministrat, zëvendësministrat, drejtorët, kryetarët e komunave. Kemi marr obligim që në emër të partisë të ju shërbejmë njerëzve dhe aty do të japim llogari kush çfarë ka bërë. Kjo është në kuadër të një evaulimi të zakonshëm”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Burime nga strukturat partiake brenda BDI-së thonë se të shtunën presin një mbledhje maratonike, pasi sipas tyre do të shqyrtohet dhe analizohet hë për hë puna e çdo funksionari, duke filluar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjithë të tjerët.

Nuk dihet nëse epilogu i kthimit në funksion të organeve partiake do të jetë shkarkimi i ministrave të caktuar, përkatësisht plotësimi i kërkesave të grupit të zjarrit. Ajo që mësohet është se kreu i integristëve do të shpalos planin e llogaridhënies, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që mbledhja e parë të kalon edhe pa pasoja për anëtarët e ekzekutivit, të cilët sipas grupit të zjarrit kanë ngelur në klasë. Llogaridhënia ishte njëra ndër kërkesat kyçe të grupit të zjarrit. Gjatë javës ministrat dhe zëvendësministrat kanë përgatitur raport për punën e tyre të cilin do ta dorëzojnë para kreut të partisë, ndërsa anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm do të debatojnë për pikat nga e raportit dhe do të konstatojnë gjendjen faktike me pretendimet apo rezultatet nga raporti. Më 15 tetor Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi për nënkryetarë të partisë: Izet Mexhitin, Bajram Rexhepin, Arbër Ademin dhe Arbana Pashollin, për Sekretar të përgjithshëm – Faton Ahmetin, Sekretar organizativ – Blerim Bexhetin dhe Sekretare për përfaqësim gjinor – Saranda Imerin. U zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillit Kombëtar. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit