13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Shtator, 2024

Cilën karrige synon Spasovski !?

LSDM, Presidenca apo Kryeministri, për cilin kolltuk do të garojë ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, informon POPULLI.mk

Brenda LSDM-së ka disa kohë që po diskutohet rënja e elektoratit dhe kjo ka shkaktuar debat të madh se kush do të ishte figura më e mirë për ta rikthyer besimin e qytetarëve kur dihet se edhe pak muaj kanë mbetur deri te zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Shumë herë është përfolur se Spasovski do të bëhet kryetar i ardhshëm i LSDM-së, pastaj është thënë dhe mohuar nga Spasovski se ka për synim karrigen e presidentit të shtetit dhe kohëve të fundit po përfolet që kryeministri i ardhshëm i vendit në rast se LSDM fiton do të jetë Oliver Spasovski, njashtu edhe i pari i Socialdemokratëve.

Përflitet se brenda LSDM-së ka edhe pakënaqësi me punën e kryeministrit aktual në terren dhe kjo shihet qartë edhe nga anketat ku bindshëm e nxjerrin VMRO DPMNE-në fituese në zgjedhjet e ardhshme.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit