4.8 C
Skopje
E enjte, 18 Prill, 2024

Cramon: BE i ka borxh RMV-së, Kosovës dhe partnerëve tjerë!

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se Bashkimi Evropian i ka borxh Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe partnerëve të tjerë që më në fund të ecë përpara në procesin e zgjerimit.

Von Cramon përmes një cicërime në Twitter ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian mund të jetë përsëri në agjendë, porse siç tha ajo, BE-ja duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet të mos jenë boshe.

“Zgjerimi i BE-së mund të jetë përsëri në agjendë, por BE duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet tona të mos jenë boshe! I kemi borxh Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe partnerëve tanë të tjerë që më në fund të ecim përpara në procesin tonë të zgjerimit”, tha Cramon.

Të ngjajshme

Të fundit