27.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Dasma shqiptare në zemër të Italisë, Mira Murati kurorëzon dashurinë me traditë

Mira Murati, shqiptarja e njohur si një nga mendjet kryesore pas inteligjencës artificiale ChatGPT, do të kurorëzojë lidhjen e saj në një dasmë private në Toskanë. Ceremonia mbahet larg vëmendjes së mediave, me masa të forta sigurie dhe kontrata të rrepta privatësie për të gjithë të ftuarit, të cilët janë ndaluar të publikojnë foto apo video nga ngjarja në rrjete sociale.

Dasma do të përfshijë elemente tradicionale shqiptare, me Mira Muratin që do të veshë kostumin karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu origjinën dhe kulturën e saj. Ceremonia do të shoqërohet nga këngë dhe valle popullore, duke i dhënë një shije autentike dhe festive.

Në të njëjtën kohë, Mira po vijon me një projekt të madh në fushën e inteligjencës artificiale. Startup-i i saj, Thinking Machines Lab, po kërkon të mbledhë rreth 2 miliardë dollarë kapital me një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh. Investitorët e interesuar duhet të kontribuojnë së paku 50 milionë dollarë, sipas burimeve të shumta që raportojnë për këtë raund investimesh, i cili po udhëhiqet nga firma e njohur Andreessen Horowitz.

Megjithatë, zëdhënësi i kompanisë nuk ka komentuar ende mbi këto detaje, dhe marrëveshja mund të pësojë ndryshime deri në finalizim. Në çdo rast, financimi në këtë shkallë do të ishte ndër më të mëdhenjtë në historinë e investimeve fillestare, duke shënuar një moment të rëndësishëm për teknologjinë shqiptare në arenën globale. /vizionplus.tv

Të ngjajshme

Të fundit