27.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Të dënuarit nga Gjykata Speciale mund të vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata Speciale ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Belgjikën për zbatimin e dënimeve.

Sipas kësaj marrëveshje, personat e dënuar nga Specialja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton Specialja dhe miratimit të Belgjikës.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryer mandatin e vet.”, ka thënë kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Trendafilova ka ftuar edhe shtetet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull.

Shefi i Autoritetit Qendror të Belgjikës ka deklaruar se “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dëshirojmë të shprehim mbështetjen e Belgjikës ndaj DHSK-së dhe drejtësisë ndërkombëtare në tërësi. Me këtë marrëveshje, Belgjika tregon angazhimin e vet të palëkundur ndaj funksionimit të plotë të DHSK-së, sipas marrëveshjes midis BE-së dhe Kosovës.”

Të ngjajshme

Të fundit