Deponitë ilegale në vend po trashëgohen nga një kryetar komunë në tjetrin dhe askush nuk po ndërmerr asnjë hap për pastrimin e tyre dhe gjetjen e një zgjidhje të përhershme. Shpresa është tek ndërtimi i deponive rajonale, për ndërtimin e të cilave nevojiten edhe shume vite.
“Kjo rrugë e cila shpie për në fshatin Nigushtak, kalon përmes natyrës, megjithatë nuk mund ta shijosh natyrën për arsye se ndodhet një deponi, pra në territorin e Komunës së Likovës, e cila me vite është duke helmuar banorët e fshatrave përreth. Vazhdimisht këto mbeturina digjen dhe siç mund ta shihni sipërfaqja e cila mbulohet nga mbeturinat, nga viti në vit vetëm sa shtohet gjithnjë e më shumë”, raporton Alsat.
