0.8 C
Skopje
E shtunë, 17 Janar, 2026

Deputetja Ajdari në mbledhje të Këshillit Nacional për Eurointegrime diskutuam për prioritetet e presidencës suedeze me Këshillin e BE-së

Sot në mbledhjen e rradhës të Këshillit Nacional për Eurointegrime diskutuam për
prioritetet e presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian e cila vjen në një kohë tepër sfiduese dhe serioze për nga kompleksiteti i ngjarjeve.

Gjatë fjalimit tim theksova që Evropa po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak se lufta në Ukrainë është konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse fatmirësisht në një shkallë shumë më të vogël.
• Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të NATO-s e forcojnë dhe e plotësojnë njëri-tjetrin kur është fjala për sigurinë dhe ruajtjen e paqes në kontinentin e Vjetër.
• Presidenca suedeze do të angazhohet për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Unionit dhe rajonit më të gjërë sepse kërcënimi real për sigurinë evropiane në përgjithësi pritet që të shkaktojë pasoja për migrimin por edhe për furnizimet me ushqim dhe me energji.
•Detyra kryesore e kësaj presidence gjashtë mujore do të jetë nxjerrja në pah e rëndësisë gjeopolitike të BE-së; bashkimi i njerëzve; ndërmjetësimi korrekt; ruajtja e diversitetit si dhe mbështetja për procesin e integrimit në BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa ne në Kuvend duhet të funksionojmë në frymën e bashkëpunimit dhe konsensusit politik për detyrat të cilat na presin gjatë këtij viti.

Të ngjajshme

Të fundit