21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Dinari serb”, Vuçiç: Lotët më dalin kur i shoh serbët para bankomateve

Pas samitit Ukrainë-Evropë Juglindore që u mbajt në Tiranë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalim të përdorimit të dinarit serb si mjet pagese.

Sipas tij, ky vendim është përpjekje e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’i përzënë serbët.

“Më dalin lotët kur shoh njerëzit tanë kur shoh tek presin para bankomateve. Ne mund t’u japim tri herë më shumë sesa që u japim normalisht. Ka teknikalitete të një burri të papërgjegjshëm i cili dëshiron dëbimin e njerëzve, i cili dëshiron të bëhet legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”, tha Vuçiq, raporton Euronews.rs.

Vuçiq ka shtuar se ata do të dërgojnë para dhe do të marrin vendime për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.

Të ngjajshme

Të fundit