20.8 C
Skopje
E premte, 26 Korrik, 2024

FC Shkupi: Do të dënohen ata që e dëmtojnë klubin!

Shkupi ka lëshuar një komunikatë për tifozët e saj, duke iu apeluar që të jenë të kujdesshëm në stadium dhe ti mbrojnë interesat e klubit. Nga tabori i skuadrës së Çairit kërkojnë që të tifozët mos të futen me mjete piroteknike apo siç kanë theksuar me lëndë shpërthyere, të ndaluara dhe të njejtat mos të ndizen brenda stadiumit.

“Periudhën në vazhdim ne do të luftojmë me të gjitha forcat kundër atyre që duan që klubi të ndëshkohet, atyre që nuk janë nga radhët tona, por prezantohen si të tillë, atyre që janë mjet për nevojat e të tjerëve dhe atyre që duan klubi të dëmtohet, duke forcuar masat e sigurisë në kuadrin e ligjit dhe me mbështetjen e policisë të dëbohen nga stadiumi, të mos hyjnë më në stadium dhe të ndëshkohen. Gjithashtu, pas ndeshjes personat që do të bëjnë një gjë të tillë do të identifikohen me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe ndaj tyre do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme para organeve përkatëse sepse nuk do të tolerojmë zbrazjen e arkës së klubit për shkak të gjobave”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkupit.

Kujtojmë se bardhekaltërit aktualisht janë lider në renditjen tabelare në Ligën e Parë, ndërsa këtë fundjavë do të përballen me Tikveshin në Çair.

Të ngjajshme

Të fundit