14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Ditë e zezë për haxhi Bujarin dhe Afrim Gashin, ndrron jetë prijësi...

Ditë e zezë për haxhi Bujarin dhe Afrim Gashin, ndrron jetë prijësi i tyre Papa Françesku!

0
202

Ish ministri i jashtëm Bujar Osmani kështu u shpreh: “Pata mundësinë ta pres Papa Françeskun në Shkup dhe ta takoj disa herë në Vatikan. Një shpirt i përulur dhe një zë i mëshirës që la pas një trashëgimi të fuqishme. Prehu në paqe.”

Por edhe Gashi ndihet tepër i mërzitur nga humbja e Papës dhe kështu u shpreh:

“Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët.
Me thjeshtësinë e tij, me dashurinë e pakushtëzuar për njeriun dhe natyrën, Papa Françesku preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, përtej kufijve fetarë, kombëtarë apo ideologjikë. Trashëgimia e tij do të mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë , për ndërtimin e një bote më të drejtë, më paqësore dhe më të bashkuar.
Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme për botën katolike dhe për mbarë njerëzimin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”