Agim Islami ka kaluar 17 vite në burg për një krim që nuk e ka kryer, duke pritur drejtësi që ende nuk ka ardhur.
Shkruan POPULLI.mk
17 ramazane i ka kaluar larg familjes, duke bërë iftar prapa grilave, ndërsa vuajtja e tij mbetet një njollë e rëndë mbi sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut. Rasti “Alfa” është dëshmia e një padrejtësie të rëndë, ku të pafajshmit mbeten pas hekurave, ndërsa shteti vazhdon të heshtë për fatin e tyre. A do të vijë ndonjëherë dita kur drejtësia të triumfojë dhe Agim Islami të lirohet?
Mjaft më me burgosje të pafajshme! Është koha që institucionet e Maqedonisë së Veriut të marrin përgjegjësinë për vendimet e gabuara që shkatërrojnë jetë njerëzish.
Të mbash dikë padrejtësisht në burg për 17 vite nuk është thjesht një gabim, por një krim shtetëror. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, dhe çdo ditë që kalon pa një vendim të drejtë për Agim Islamin është një dëshmi e dështimit të sistemit. Shteti duhet të veprojë menjëherë dhe të ndalojë këtë padrejtësi që ka zgjatur tepër! / © POPULLI.mk