2.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Drejtori i ansamblit shqiptar Shkodran Tolaj takoi ministrin e kulturës së Republikës së Kosovës Hajrulla Çeku

Drejtori i ansamblit shqiptar Shkodran Tolaj takoi ministrin e kulturës së Republikës së Kosovës Hajrulla Çeku

Drejtori i Ansamblit shtetëror shqiptar z.Shkodran Tolaj i shoqëruar nga kolegu i tij, drejtori i ansamblit “Shota” Mehmed Xhemajli u pritën në takim nga ministri i kulturës së Republikës së Kosovës z.Hajrulla Çeku!

Në takim u bisedua për sfidat e dy institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes tyre!
Ministri Çeku e komplimentoi drejtorin Tolaj për punën posaqërisht për arkivimin e biografisë dhe jetës së personaliteteve të shquara në mesin e të cilëve zë vend të posaqëm kolosi Lorenc Antoni!

Ministri Çeku u shpreh i gatshëm të mbështesë ngjarjet të cilat ushqejnë frymën e bashkëpunimit kulturor Kosovë – Maqedoni e Veriut!

Drejtori Tolaj përgëzoi ministrin Çeku për punën dhe sukseset duke e falemnderuar për mikëpritjen!

Bashkë kanë biseduar rreth mbarëvajtjes së koncertit premierë që do të mbahet me 12 qershor në kuadër të “Turneut ballkanik” dhe që do të jetë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme.

Drejtori Tolaj në shenjë falemnderimi i dhuroi ministrit Çeku monografitë dhe CD – të e edituara dhe botuara nga ansambli shqiptar dhe shaminë e trevave tona bashkë me plisin që mban llogon identifikuse të ansamblit shqiptar!

Të ngjajshme

Të fundit