26.8 C
Skopje
E diel, 26 Prill, 2026

Drejtori Tolaj shtroi iftar për ANSH-në dhe bashkëpunëtorët

Drejtori i Ansamblit z.Shkodran Tolaj shtroi iftar për artistët dhe bashkëpunëtorët e ansamblit

Në një atmosferë festive, sonte drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj ka shtruar iftar për artistët, bashkëpunëtorët dhe kolegët e institucioneve simotra! Të pranishëm ishin koreografë, drejtori i ansamblit „Shota“, artistë të ansamblit të cilët duke uruar më të mirat për njëri- tjetrin, paqe, harmoni e shumë suksese falemnderuan drejtorin për kujdesin dhe këtë iftar të përbashkët!

Nuk munguan suprizat nga vallëtarët të cilët në prag të ditëindjes e uruan në mënyrë speciale me forografinë e triumfit të madh në Turqi dhe uratat që ky vit të sjellë suksese të mëdha! „Urime ditëlindjen drejtor! Krenarë që të kemi! Paç shëndet që të arrijmë edhe shumë suksese tjera të përbashkëta, valltarët“ ishte mbishkrimi i vendosur në tortën e madhe të Ansamblit!

Drejtori Tolaj falemnderoi nga zemra të gjithë të pranishmit që e begatuan dhe nderuan këtë sofër iftari ndërkaq valltarët i falemnderoi për kujdesin dhe suprizën duke thënë se këtë ndjesi do donte ta përjeton secili drejtues institucioni andaj obligohem që edhe tutje me tërë qenien time të jem në shërbim të institucionit dhe tuajin sepse vetëm bashkërisht do të mbajmë kalanë tonë të fortë dhe dinjitoze!

Të ngjajshme

Të fundit