7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Dro*ga që u kap dje në Pejë ka kaluar mbi 2 ton pas rimatjes

Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e Pejës, ku tha se u kap 1 ton drogë.

Mirëpo, pas zhvillimeve të punës në terren edhe sot në Pejë nga policia dhe Prokuroria Themelore, Klan Kosova merr vesh që sasia e kanabisit të gjetur ka arritur në më shumë se 2 ton.

Rrjedhimisht, vlera e kësaj sasie dyshohet se e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro, njofton Klankosova.tv, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.

Sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.

Për këtë rast, policia ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, të cilit sot Gjykata e Pejës ia caktoi një muaj paraburgim. /Klankosova.tv

Të ngjajshme

Të fundit