7.8 C
Skopje
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Dyshime për sulm terrorist, qëllohen me thikë dy policë në Bruksel, njëri vdes

Një oficer policie vdiq dhe një tjetër u plagos pas një sulmi me thikë në Bruksel të enjten, nga një person që sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet se ka lidhje me terrorizmin. Ai është neutralizuar dhe aktualisht ndodhet në spital.

“Një nga patrullat tona u sulmua nga një burrë i armatosur me thikë,” tha policia. “Dy oficerët e policisë më pas bënë thirrje për përforcime. Një oficer i një patrulle tjetër përdori armën e tij të zjarrit për të neutralizuar sulmuesin.”

“Dy detektivët e plagosur dhe sulmuesi u dërguan në spital”, shtoi policia.

Dyshimet janë se motivi i sulmit mund të jetë terrorist, por autoritetet janë duke mbledhur prova për të vërtetuar këtë. Sipas mediave belge, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar”, fraza arabe për “Zoti është i madh”.

Gazeta Le Soir tha se polici i vdekur u godit me thikë në qafë dhe vdiq në spital. Kryeministri belg Alexander De Croo postoi një mesazh ngushëllimi për familjen dhe miqtë e oficerit të vdekur.

“Policët tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë,” tha ai. “Tragjedia e sotme e dëshmon këtë edhe një herë.”

Të ngjajshme

Të fundit