Ditën e djeshme, një efektiv i policisë së Vlorës është konfliktuar me një efektiv të “Shqiponjave” në Tiranë. Ora News ka publikuar pamjet kur efektivët e shqiponjave shoqërojnë dy vëllezërit ku njeri prej tyre rezulton të jetë efektiv i shqiponjave në DVP Vlorë.
Dy vëllezërit ndodhën në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë. Dy personat kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës të cilët kanë tentuar të kontrollojnë të konfliktuarit.
Më pas njëri nga dy personat a treguar se është efektiv në Vlorë dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë, teksa fillon edhe një përplasje e lehtë fizike. Sherri ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.
