“Kur bëhet fjalë për zbatimin dhe ngritjen e kapaciteteve, ne gjithmonë ecim mjaft ngadalë. Për sa i përket shifrave, ekonomia gri dhe në nivel global, sa më e vështirë të shtypet, aq më e vështirë është të matet. Ne e dimë se shifrat e përgjithshme për ekonominë e përgjithshme gri në vend janë mjaft shqetësuese, këtu përfshihet ekonomia gri në tregun e punës dhe ekonomia gri në shitje dhe në të gjitha fushat”, tha Angelovska
Llausha ZENUNI
Shkup, 12 nëntor – Ekonomia gri në e-tregtinë, gjetja e kuadrove të përshtatshme, si dhe ruajtja e nivelit të çmimeve si vitet e kaluara dhe ulja e kërkesës, janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen e-tregtarët. Kryetarja e Shoqatës për e-tregti, Nina Angelovska para fillimit të edicionit të pestë të konferencës për e-tregti të mbajtur nën moton “E-commerce: Accelerate!!” deklaroi se ekonomia gri mbetet sfidë për e-tregtarët dhe se më së shpeshti manifestohet përmes porosive në “Fejsbuk” dhe “Instagram” për të cilat blerësit nuk marrin kupon fiskal dhe institucionet kanë kapacitete të dobëta për ta monitoruar dhe rregulluar këtë. “Kur bëhet fjalë për zbatimin dhe ngritjen e kapaciteteve, ne gjithmonë ecim mjaft ngadalë. Për sa i përket shifrave, ekonomia gri dhe në nivel global, sa më e vështirë të shtypet, aq më e vështirë është të matet. Ne e dimë se shifrat e përgjithshme për ekonominë e përgjithshme gri në vend janë mjaft shqetësuese, këtu përfshihet ekonomia gri në tregun e punës dhe ekonomia gri në shitje dhe në të gjitha fushat”, tha Angelovska, duke shtuar se blerësit duhet të jenë të vetëdijshëm se askush nuk i mbron nëse nuk mbrojnë veten dhe e dinë se nga po blejnë.