Elmazi ia rikujton Ramadanit: Deri dje deklaronit se jeni antipod i BDI, përse e harruat kaq shpejtë?!
Elmazi nuk kurseu kritikat ndaj Ramadanit, duke i kujtuar se vetë ai deri dje deklaronte me zë të lartë se ishte “antipod i BDI-së” dhe se nuk do të bëhej kurrë pjesë e strukturave të tyre. “Çfarë ndodhi brenda natës që e ndryshuat fjalën tuaj? A vallë karrigia dhe interesat personale vlejnë më shumë se parimet dhe besimi i qytetarëve?”, u shpreh ai.
Sipas Elmazit, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se premtimet e bëra në fushatë nuk ishin gjë tjetër veçse fjalë boshe për të marrë vota. “Kjo është fytyra e vërtetë e politikës së vjetër – shumë fjalë të mëdha, por zero parime kur vjen puna përballë interesit personal”, shtoi ai.




