16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

(EMRI) Zyrtare / Shqipëria interesohet për futbollistin kosovar…

Kombëtarja shqiptare U-21 nis të dielën e 12 nëntorit grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

Takimet ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor) do të luhen të dyja në transfertë.

Trajneri Alban Bushi ka ftuar 24 lojtarë për këto dy takime shumë të rëndësishme të Shqipërisë U-21.

Në konferencën zyrtare për mediat, të zhvilluar mesditën e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ trajneri Bushi komentoi listën e futbollistëve të grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto sfida si edhe gatishmërinë e skuadrës dhe objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

Bushi ka deklaruar se Shqipëria është interesuarat për futbollistin nga Kosova, Arjon Ibrahimoviq që luan në Serie A me Frosinonen.

Futbollisti nga Prizreni ditë më parë u bë lojtari i parë që në moshën 17-vjeçare ka shënuar gol në elitën e futbollit italian.

“Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Evropës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të pres Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Evropës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne”, tha Alban Bushi në konferencën për media. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Të fundit