10.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Ende ka autobusë të parkuar para Qeverisë

Autobusët e NQP-së vazhdojnë të jenë të parkuar para Qeverisë. Rëndohet komunikacioni dhe shkakton revolt të madhe tek qytetarët të cilët me të drejt parashtrojnë pyetje nëse u zgjidh apo jo problemi me pagat e punonjësve të NPQ-Shkup.

Rruga para Qeverisë është ende e bllokuar nga autobusët e Ndërmarrjes së Komunikacionit Publik – Shkup, ndërsa pjesa tjetër e autobusëve sot në mëngjes janë duke funksionuar normalisht. Kryetari i Sindikatës së JSP-së, Miço Stojanovski, mbrëmë tha se me urdhër të kryetares Danela Arsovska, para qeverisë kanë mbetur 15 autobusë. “Është një lloj presioni mbi Qeverinë që sa më shpejt të zgjidhë problemin borxhet që Qeveria ka ndaj NQP-së për bllok-dotacionet për transportin e nxënësve të shkollave të mesme dhe të nxënësve në qytetin e Shkupit”, tha Stojanovski.

Qyteti i Shkupit pretendon se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencione për transportin e studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm.

Të ngjajshme

Të fundit