16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Halitjaha, ka udhëtuar për në Hagë

Ai është ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuar.

Kjo u bë e ditur nga kushëriri i tij. Labinot Halitjaha.

“Sadik Halitjaha- luftëtar i lirisë andaj na mbrojë edhe një herë këtë vend këtë luftë të drejtë këtë popull dhe bashkëluftëtar ashtu siç ke ditur gjithmonë ta bëje” – tha Halitjaha.

Njoftimi i plotë:

Ruga e mbarë
Sadik Halitjaha të presim faqebardhë.
Sot shkruaj për kusheririn tim , për të cilin kam ndëgjuar si fëmij se si organizonte protesta në vitet e 70-80 kundër okupatorit sërb,si u largu nga vendi shkaku i përndjekjës nga pushtuesi , si kontribuonte në ekzil pa rreshtur për vendin.
Me fillimin e luftës në Kosovë ndigjoja nga të afërmit , paska ardhur në pashtrik ushtar i UCK-se baci Sadik te cilin kurrë se kisha parë edhe pse isha tani 14 vjeq.
Sadik Halitjaha i cili së bashku me shokët krijoi batalionin në Budakovë,udhëhoqi si zv/komandant zonën e pashtrikut me shumë sukses dhe po ashtu respektoi rregullat lufatarake po thuajse si asnjë tjetër, mbrojti tokat tona duke dhënë gjakë e copa nga trupi i tij për këtë vënd.
Sadik Halitjaha- luftëtar i lirisë andaj na mbrojë edhe një herë këtë vend këtë luftë të drejtë këtë popull dhe bashkëluftëtar ashtu siq ke ditur gjithmonë ta bëje.
Ne që skemi mundur dhe skemi dalë në luftë respektin më të madh për ju clilimtar.
Respekt për të gjithë ju luftëtar u kthehshi faqebardhë ne tokën tuaj që aq shumë e keni dashur.

Të ngjajshme

Të fundit