7.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

“Era zgjedhje” të parakohshme në Maqedoninë e Veriut!

Zgjedhjet parlamentare janë një pjesë thelbësore e sistemit demokratik dhe ndihmojnë në sigurimin e përfaqësimit të saktë të qytetarëve në qeverisjen e vendit. Nëse ka shqetësime dhe kërkesa nga publiku për zgjedhje të reja, atëherë është detyra e qeverisë dhe partive politike të diskutojnë dhe të vendosin nëse zgjedhjet janë të nevojshme dhe në interesin e vendit.

Jemi dëshmitarë të thirrjeve të shumta nga opozita maqedonase por edhe ajo shqiptare të cilët kërkojnë që sa më parë të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut. VMRO-ja opozitare me ngulm kërkon që sa më shpejtë të shkojnë në zgjedhje ndërsa nga ana tjetër LSDM nuk e mendon të njëjtën gjë duke thënë se gjithçka po shkon sipas mënyrës më të mirë dhe se zgjedhjet do të mbahen atëherë kur është koha e rregullt, pra në vitin 2024!

Partitë shqiptare në pushtet BDI, ASH, PDSH momentalisht nuk duan zgjedhje të parakohshme edhe pse disa muaj më parë Aleanca për Shqiptarët ishte krah VMRO DPMNE-së, bashkë me Lëvizjen Besa të cilët kërkonin që të bie ky pushtet i cili ka kapur shtetin. Sot ASH-ja është bërë pjesë e Qeverisë duke qenë e kënaqur me numrin e pozitave që ka në këtë Qeveri dhe nuk ka më vërejtje siç kishte para disa muajve.

Brenda BDI-së është një grup i të pakënaqurve, që duan ndërrimin e ministrave të po kësaj partie për shkak të mos kryerjes së premtimeve të cilat janë dhënë para qytetarëve dhe të zëvendësohen me figura të reja, me të reja e të rinj të cilët e njohin mirë frymën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se do të jenë në shërbim të popullit.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as takimet mes ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit aktual të Alternativës, Afrim Gashi. Ky takim lë për të shpresuar se në një të ardhme të afërt edhe mund të ketë zgjedhje të parakohshme në RMV, duke e ditur se edhe vetë Zaev është kundër disa lëvizjeve të cilat kanë ndodhur në LSDM!

Do të ketë apo jo zgjedhje, mbetet të shihet. Por ‘era’ po i vie!

Të ngjajshme

Të fundit