12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

Erdoğan niset për në Uzbekistan, do të marrë pjesë në samitin e bashkëpunimit ekonomik

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Uzbekistan për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), raporton Anadolu.

Erdoğan do të adresohet në seancën e samitit në kryeqytetin Tashkent dhe pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderët pjesëmarrës në margjinat e samitit të 16-të të ECO-së.

Gjithashtu pritet të diskutohet mbi tema të ndryshme, si rritja e efektivitetit të organizatës ECO, përmirësimi i rrjeteve të tregtisë dhe transportit, si dhe lidhja midis vendeve anëtare.

Të ngjajshme

Të fundit