Mosha mesatare e popullsisë në Bashkimin Evropian arriti në 44.7 vjet më 1 janar të vitit të kaluar, raportoi Eurostat. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së në atë datë ishte mbi 44.7 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re.
Në të gjithë BE-në, mosha mesatare varionte nga 39.4 vjeç në Irlandë në 48.7 vjeç në Itali. Mosha mesatare është rritur me 2.2 vjet që nga viti 2014, kur ishte 42.5 vjeç.
Rritja është vërejtur në të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Maltës, ku ka pasur një rënie prej 0,7 vitesh dhe në Gjermani, me një rënie prej 0,1 vitesh.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, plakja e popullsisë në dhjetë vitet e fundit ka qenë më e theksuar në Greqi, Itali, Portugali dhe Sllovaki, ku mosha mesatare është rritur me katër vjet. Mosha mesatare e popullsisë u rrit me 3.8 vjet në Qipro, Spanjë dhe Poloni.
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, mosha mesatare e popullsisë në Maqedoni ishte 40.08 vjet.