16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

FANTOM!

Fantom! Tentativë për bashkim të opozitës shqiptare ka patur që nga viti 2016, mirëpo që nga atëherë e deri më sot nuk kanë arritur partitë opozitare shqiptare një unifikim të tillë.

Shkruan Jasir Asani

Partia në pushtet BDI çdoherë është angazhuar që ky bashkim mos të ndodh duke filluar bashkimi mes Lëvizjes për reforma në PDSH, UNITETI, RDK, pastaj DR e kështu me radhë , në çdo cikël zgjedhor ishte dikush shkaktar në të cilën bashkimi opozitar shqiptar nuk ndodhi asnjëherë, mirëpo ky fenomen filloi të pastrohet çdo vit dhe ja që duket se i erdhi fundi dhe Ziadin Sela sëbashku me Arianit Hoxhën dhe Skender Rexhepin përfundimisht u deklaruan se janë pro pushtetit e kundër bashkimit opozitar.

Ziadin Sela duket se çdo herë është viktimizuar dhe ka penguar bashkimin e bllokut opozitar .

Ziadin Sela është shembulli më i mirë i sindromit të Stokholmit, kur viktima dashurohet me dhunuesit. Ziadin Sela të gjihë karrierën politike dhe mbijetesën në politikë e ka duke thënë se Ali Ahmeti ishte organizator i sulmit të tij fizik, por sot Ziadin Sela shihet më i dashuruar se kurrë tek Ali Ahmeti mbase edhe për pak ditë Shën Valentin.

Politikë vrastare që të bën të mendosh se kush të rrah, të do e s’të lë të qash por vetëm ta dashurosh, madje atë që të ka rrahur.

Prandaj, për Ziadin Selën edhe Ali Ahmeti u bë i mirë, por mos të harrojmë për Ziadin Selën ndodhte që e xhumaja të falet ditën e enjte.

Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim dhe këtë e dëshmon Ziadin Sela, shqiptarët nuk dashurohen në dhunuesin e tyre.

Të ngjajshme

Të fundit