21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Fati Ismaili largohet nga Rabotniçki

Mbrojtësi Fati Ismaili nuk do të jetë pjesë e Rabotniçkit në sezonin e ri garues 2023/24 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkupjani është larguar nga skuadra e “romantikëve” pasi i skadon kontrata aktuale që kishte për një sezon, përderisa nuk ka arritur gjuhë të përbashkët për të rinovuar të njejtën.

Fati Ismaili gjatë merkatos së verës do të kërkojë ambient të ri si futbollist i lirë. Ai te Rabotniçki erdhi verën e kaluar, duke u transferuar nga FC Shkupi me të cilët u shpall kampion, ku arritën të shkruaj ë historinë që pas 21 viteve të rikthejnë titullin në Çair.

25 vjeçari përveç Shkupit, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Gostivarin.

Të ngjajshme

Të fundit