Prezantojmë trajnerin e ri, Alparslan Erdem.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai ka luajtur për disa ekipe të mëdha si Werder Bremen, Galatasaray, Gençlerbirliği, İstanbul Başakşehir dhe Fatih Karagümrük.
Në karrierën e tij si trajner, ai ka qenë ndihmësi i Francesco Farioli te Fatih Karagümrük gjatë sezonit 2021-2022, poashtu ndihmës trajner i Andrea Pirlo gjatë sezonit 2022-2023 në Fatih Karagümrük dhe më pas ka marrë drejtimin e ekipit si trajner kryesor në vitin 2023. Eksperienca e tij me një trajner të kalibrit të lartë si Pirlo e Farioli ka pasuruar aftësitë e tij menaxheriale, duke e përgatitur për sfidat e reja në FC SHKUPI.
Alparslan Erdem ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me FC SHKUPI, duke treguar angazhimin afatgjatë të klubit për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.