“Prania e fëmijëve në rrjete sociale të zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe atij vendor, është e patolerueshme pasi kërcënon të drejtat dhe dëmton imazhin e tyre, madje edhe në rastet kur marrin leje nga prindërit”. Kështu theksojnë organizatat merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.
Ky reagim u bë pasi gjatë promovimit të aktiviteteve të tyre, zyrtarët e lartë të shtetit në forma të ndryshme përfshijnë edhe praninë e fëmijëve të moshës nën 16-vjeçare, megjithëse të gjithë theksojnë se kanë autorizim nga prindërit.
Në gusht, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video dhe fotografi nga hapja e një kopshti për fëmijë në Probishtip (qytet në lindje të vendit) ku krahas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenceska dhe kryetarit të kësaj komune, Dragan Anastasov, shihen edhe fëmijë.
