25.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Fetai: Banorët e Likovës kanë filluar ta ndjejnë ndryshimin që VLEN

Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin, Izet Mexhiti, deputetin e zonës, Rijad Shaqiri, dhe këshilltarin komunal Bastri Rexhepi, ishim në f. Nikushtak të Komunës së Likovës për të parë nga afër gjendjen e deponisë së egër në këtë vendbanim.

I njoftuam banorët e kësaj anë për projekte konkrete dhe të rëndësishme IPA për menaxhimin e mbeturinave, përfshirë sanimin e deponive të egra dhe ndërtimin e një deponie rajonale, që pritet të fillojnë së zbatuari në shtatorin e ardhshëm.

Banorët e Komunës së Likovës, të harruar gjatë keqqeverisjes 22 vjeçare, kanë filluar të ndjejnë ndryshim që VLEN dhe dorën e shtetit në përmirësimin e standardit të tyre jetësor.