Zv/kryeministri Arben Fetai në emisionin debativ ZOOM në RTVM2, ka komentuar rreth propozim ligjit për përfaqsim të drejtë dhe adekuat. Ai ka thënë se ky ligj ndodhet në fazën finale të përpilimit dhe pritet që këto ditë të arrihet dakordësia mes partnerëve të koalicionit qeveritar.
“Kemi bërë shumë takime dhe pas emisionit kam takimin e rradhës ku do të shoh edhe draftin pothuajse final të këtij ligji. Pra, gjatë kësaj jave kemi takimet e rradhës dhe besoj sumë shpejtë do dakordohemi brenda grupit punues dhe me gjasë Ministria e Administratës Publike do të jetë bartëse e këtij procesi”, ka thënë zv/kryeministri Fetai në emisionin ZOOM.
“Me futjen e ligjit do krijojmë edhe obligime shtesë edhe mekanizma kontrolli, edhe mekanizma mbikqyrjeje në mënyrë që të mos kemi më abuzime të llojit që i kishim me Balancuesin, ku një maqedonas deklarohej shqiptarë, një turk, shqiptarë e kështu me rradhë. Kjo më nuk do të jetë e mundur”, tha mes tjerash zv/kryeministri Fetai.