Ekipet e NP “Rrugët dhe rrugicat”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, sot kanë filluar pastrimin e liqenjëve dhe kanaleve në Parkun e Qytetit, i cili do të zhvillohet në disa faza.
“Sipas Programit për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, kanaleve të hapura, liqeneve dhe kanaleve në parkun e qytetit, me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugët dhe rrugicat” fillojnë me aktivitetet për pastrimin e plotë të kanaleve dhe liqenjëve në pjesën e parë dhe të dytë të Parkut të Qytetit, të cilat nuk janë pastruar prej rreth pesë vitesh. Aktivitetet përgatitore për pastrimin e liqenjëve tashmë janë duke u zhvilluar, ndërsa ekipet nga e hëna do të fillojnë me pastrimin, i cili do të zhvillohet në disa faza, njoftojnë nga NP “Rrugë dhe rrugica”.
Në fazën e parë ndërpritet prurja e ujit dhe kapet dhe kujdeset stoku i peshkut në kushte të përshtatshme për mbajtje deri në kthimin e tij.
“Sasia e mbetur e ujit në liqene hiqet me pompa dhe thahet sipërfaqja, pas së cilës faza e dytë pasohet me pastrim mekanik të pellgjeve nga gjethet, mbeturinat, balta dhe depozitimet nga toka. Është duke u pastruar edhe kanali nëpër të cilin rrjedh uji në sistemin liqenor në park, pas së cilës liqenet mbushen në fazën përfundimtare”, sqarojnë nga ndërmarrja publike.
Aktivitetet për pastrimin e liqenjëve në parkun e qytetit do të realizohen edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa NP “Rrugë dhe rrugica”-Shkup apelon deri te qytetarët që të mos hedhin mbeturina nëpër kanale dhe liqene dhe të ruajnë higjienën e sipërfaqeve të gjelbra në park.
