5.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

(FOTO) Afrim Gashi vizitoi miqt dhe dashamirët e arsimit në Kumanovë

Gjatë ditës së sotme, së bashku me përfaqësuesit e koalicionit VLEN, qëndrova në qytetin e Kumanovës, ku u takova me miq dhe dashamirë të arsimit.
7 Marsi – Dita e Mësuesit është një prej datave më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ndërsa Kumanova është një shembull i veçantë i përpjekjes për arsim në gjuhën amtare. Me miq, shokë, dashamirë e veteranë të arsimit i kujtuam sakrificat e kumanovarëve për arsimimin në gjuhën shqipe, protestat për shkollat e mesme në gjuhën shqipe, persekutimet, burgosjet e torturimet e shqiptarëve vetëm pse deshën të mësojnë në gjuhën shqipe.
Me këtë rast e vizitova edhe objektin e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Kumanovë, objektin e shkollës “Bajram Shabani”, ku prej së afërmi i pashë kushtet dhe i dëgjova sfidat dhe problemet me të cilat përballen punëtorët e arsimit.
Duke qëndruar në Kumanovë, u njoftova me projekt-idenë e objektit të gjimnazit “Sami Frashri”, e cila ka pasur përkrahjen tonë si parti politike në të gjitha fazat dhe do ta ketë këtë mbështetje deri në realizimin përfundimtar. U gëzova jashtë mase kur dëgjova se në Kumanovë përfundimisht do të ndërtohet një objekt i shkollave të mesme shqipe që i plotëson standardet moderne.
Qëndrimi im me veteranët e arsimit shqip me ngjalli krenari, shpresë dhe mirënjohje të pafund për kujdesin e tyre për edukimin e gjeneratave në kushte jashtëzakonisht të vështira. Atyre u urova shëndet dhe suksese në punë.

Të ngjajshme

Të fundit