Pas largimit nga puna të profesionistes Donika Bakiut, sot Ministria e Shëndetësisë në profilin zyrtar të saj ka publikuar një shkrim vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në dy gjuhë (edhe në gjuhën shqipe), ku ministri është shqiptar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Largimi i kuadrove të suksesshme siç është Donika ka bërë të vërehet menjëherë mungesa e gjuhës shqipe në këtë institucion shtetëror. Punësimi i militantëve ose aktivistëve partiakë po bën që dita ditës të rinjtë të ikin nga Maqedonia e Veriut duke mos iu dhënë hapësirë për të punuar dhe për t’u kalitur në profesione.
Nga Ministria e Shëndetësisë u shprehën se Donika Bakiu vetë nuk ka dashur të punojë, kurse Donika iu kundërpërgjigj me një postim në ‘Facebook’ duke thënë se këto janë shpifje dhe aspak të vërteta, për shkak që edhe në pandemi unë kam punuar pa rrogë!

