25.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

FR ASH sot zgjedh kryetarin e ri

Sot në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Konventën e dytë të Forumit Rinor. Me moton “Tash me Frash” duke dërguar mesazh të gjithë të rinjve që është koha e Rinisë e bashkë të veprojnë tani, për të sjell ndryshim dhe inovacione në vend.

Yllka Nuredini nga Forumi Rinor i ASH-së dega Dibër është kandidate për kryetare të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.

Yllka Nuredini është njëra nga aktivistet e shquara të FRASH që për disa vite me radhë ka dhënë kontribut në degën e Dibrës dhe në strukturat tjera të ASH-së ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare Yllka ishte kandidate për deputete e koalicionit VLEN nga ASH-ja.