12.8 C
Skopje
E premte, 25 Tetor, 2024

Francë / Dënohet një shqiptar, kultivonte kanabis në banesë!

Të mërkurën gjykata dha vendimin e saj ku thuhet se Floriani dënohet me dyqind orë në punë (ose dy vjet burg nëse nuk e kryen dënimin e punës) ndërsa Georgy dënohet me dy vjet burg, me tre vjet me kusht.

Shqiptari Florian dhe Georgy dolën përpara dhomës së seancave të gjykatës penale Hainaut, divizioni Mons, lidhur me akuzën e kultivimit të 237 bimëve kanabis, të zbuluara në një shtëpi përgjatë rrugës de Bavay në Baisieux në Francë. Të mërkurën gjykata dha vendimin e saj ku thuhet se Floriani dënohet me dyqind orë në punë (ose dy vjet burg nëse nuk e kryen dënimin e punës) ndërsa Georgy dënohet me dy vjet burg, me tre vjet me kusht.

Në qershor 2023 policia lokale u informua për ekzistencën e mundshme të lëndës narkotike në një shtëpi në Rue de Bavay. Policia ka kontaktuar me shpërndarësin e energjisë, i cili ka konstatuar konsum jonormal të energjisë elektrike në shtëpinë në fjalë. Aty policia zbuloi një mekanizëm profesional, me sistem ajrimi, ndriçim, ngrohje dhe mjete që konsumonin energji në funksion të kultivimit të lëndës narkotike.

Të ngjajshme

Të fundit