20.5 C
Skopje
E shtunë, 11 Korrik, 2026

Furkan Saliu me kritika të ashpra në protestën e Tetovës për djegien e qëllimshme të 14 personave

JO VALA UNË JAM GAZETAL, NUK O PLOFESIONALE ME PROTESTU… O njerëz, nuk fshehëm unë pas profesionit.
Nuk pajtona asnjëherë me rehatinë.
Nuk e bëj për famë dhe protagonizëm se edhe gjyshja jote më njeh.
Kur njeri kallet i gjallë vetëm për shkak se dikush ka dashtë ta vjedhë disa euro më shumë obligohesh si qytetar normal të dalësh në rrugë dhe të shprehësh revoltën.
Ne armët nuk dimë ti përdorim, ata që dinë janë mbyllur në zyra dhe po heshtin disa ditë me radhë. Çka na mbet? Me dergu mesazh nëpërmjet lapsit, transparentëve.
Ku i ngjitëm këto transparente? Në godinë publike, që e paguajmë ne!
More muta partiak, mijë të vegjës që nuk e hani as djathin e qeverisë se jeni aq të vogël sa që kënaqeni me grimca, nuk bëjnë përshtypje hiq komentet e juaja tek unë. Përderisa rri në shtëpi, e njerëz të pafajshëm digjen e kalben nëpër burgje e ti mbohesh i meqem nëpër rrjete sociale.
Nuk bëjnë përshtypje hiq as komentet e pseudo-ekspertëve për gjithçka që gojën nuk e hapen derisa për 20 vjet u krijua një masë pasive që me rre n’shpulla në oborrin e vet nuk bën zë.
Kështu që bëjeni ju atë që e bëni edhe bëjeni më së miri, e unë e bëj timen e takohemi në lagjen tuaj dhe e shohim se kush do të respektohet më shumë.   Shkroi Gazetari Furkan Saliu në profilin e tij në Facebook