35.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Ganiu: Cilin do që BDI e vendos kandidat për Çairin ne do të ballafaqohemi

Për dy mandate ishte në krye të Komunës së Çairit por a do të jetë kandidat për mandatin e tretë Visar Ganiu? Në Daily Click në TV21, Ganiu tha se për këtë do të vendosin organet e partisë dhe tha se do t’ia lëmë kohës.

Por nga BDI, është përfolur se Bujar Osmani do të jetë kandidat për komunën e Çairit, e Ganiu tha se është i mirëseardhur dhe kush do që të jetë, do të ballafaqohen.

“Për neve është i mirëseardhur cilin ta vendosin ata, ne do të dalim në ballafaqim”, tha Ganiu