21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Gashi pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për Taravarin: Edhe njëherë dëshmuam se populli është me ne!

- Advertisement -

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka njoftuar se koalicioni VLEN ka arritur të grumbullojë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e Arben Taravarit për president të shtetit.

Gashi shton se u dëshmua edhe njëherë se populli është me ta.

“Të dashur mbështetës të koalicionit VLEN, falë mbështetjes suaj gjithëpërfshirëse, nënshkrimet për kandidaturën e z. Arben Taravari për president të RMV-së e kanë tejkaluar numrin 10.000.
Edhe njëherë dëshmuam se populli është me ne dhe se ia VLEN të jesh në anën e duhur në këtë çast.

Ju faleminderit 10 mijë herë.
Vazhdojmë drejt fitores!”, ka shkruar Afrim Gashi.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit