16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gëzim Mamuti, mësimdhënësi tetovar i quan komentuesit “qen” (FOTO)

Mësimdhënësi i Shkollës fillore, Istikball në Tetovë Gëzim Mamuti që në Tetovë njihet si përkrahës dhe bashkëpunëtorë i Bilall Kasamit ka ofenduar rëndë tetovarët.

“Qent që sulmojn në Tetovë, e kuptoj se i bien prej qyteteve tjera dhe shumicën i gjetëm prej më parë. Por ama qent që sulmoj në facebook kush i nxit dhe prej nga na i kanë pru. A ka ndonje firmë që ti mbledh apo ti vaksinoj edhe keto te facebookut”, ka shkruar Mamuti në “Facebook”.

E pas këtij reagimi ka pasur reagim dhe denoncim edhe nga qytetarët.

Ata shtojnë se Mamuti është vetëm një militant i Besës.

Të ngjajshme

Të fundit